Nuk ju qëndron manikyri? Ja “hiletë“ që të zgjasë më shumë! 0 583

E para fare, duhet të kemi thonj sa më të shëndetshëm. Dhe që kjo të ndodhë, ato meritojnë një vëmendje të vecantë. I gjithë procesi ( nëse do ta bësh vetë në shtëpi) të detyron të bësh kujdes, ta lësh telefonin mënjanë dhe të përqëndrohesh tek lyerja perfekte. Ja disa rekomandime:

  • Sillu mirë me kutikulat

Një nga idetë e gabuara që hasen rëndom është se ato duhet të priten komplet; prirjet estetike nuk duhen të ndërhyjnë me ato të shëndetit dhe kjo barrierë mbrojtëse mes lëkurës dhe thoit, duhet trajtuar me kujdes. Duke qene thoi i shëndetshëm, edhe manikyri rri më mirë

  • Thonjtë duhen hidratuar po ashtu sic hidraton duart dhe këmbët ( duhet përdorur vaji I kutikulave)
  • Mos harro bazën: ndihmon t`i jepet ngjyrës forcë dhe mbron nga baktieret. Një shtresë mjafton që manikyri të “zërë“ më mirë pastaj. Vetëm se duhet pritur në fillim që të thahet

  •  Një shtresë llaku mbrojtës duhet përdorur në fund për shkëlqim por edhe forcim të manikyrit. Mos harro, duhen dy shtresa ngjyrë nëse ajo është e zbehtë aspo transparente. Nëse do që t`I shtosh edhe një tjeter, prit 2-3 ditë
  • Qëndroji larg solucioneve të parfumosura; në përbërje ato kanë aroma sintetike dhe bëjnë që manikyri të plasaritet më shpejt.

Previous ArticleNext Article