Unaza fejese si të yjeve: nga më “ modestet“ tek shumat më të çmendura! 0 372

Janë unaza që kushtojnë mijëra ( dhe miliona dollarëe) dhe të gjitha kanë një histori. Me përjashtim të ndonjë rasti, shumica janë mjaft elegante e të thjeshta në pamje, por kushtojnë sa qimet e kokës. Listën e kryeson Elizabeth Taylor: unaza e saj me diamante 33,19 karate, dhuratë e bashkëshortit Richard Burton, kap shifrën 8,8 milionë dollarë. I gjithë koleksioni i bizhuterive të aktores së famshme mbërrin diku tek 116 milionë dollarët.

Unaza e Beyonces me dy rreshta diamantesh llogaritet ne 18 karate dhe një vlerë prej gati 5 milionë dollarësh. Jay-Z duket qartë që kishte vendosur ta lëshonte dorën.

4,5 milione dollarë kushtonte unaza spektakolare e Kim Kardashian, që iu vodh gjatë grabitjes në Paris.

Paris Hilton, e njohur për stilin e jetëses ekstravagant dhe luksoz, nuk kishte sesi të mos mbante në gisht një unazë të kushtueshme: 2 milionë dollarë dhe një herë madje e harroi në një klub, por e gjeti përsëri shumë shpejt.

Por trashëgimtares miliardere ia kalon Ciara që mori nga i shoqi Russel Wilson një unazë 2,5 milionë dollarëshe.

 

750 mijë dollarë shpenzoi George Clooney për unazën me diamatë dhe smeraldë që i dhuroi Amalit, e cila rrëfen se do të kishte preferuar dicka më të thjeshtë për të mos tërhequr shumë vëmendjen në punë.

Më modeste Kate Middleton me unazën e saj 100.000 dollarëshe. Unaza me zafir dikur i përkiste princeshës Diana

Ajo që mori Meghan Markle ( po e Dianës) kushton dy herë me shumë, 200.000 dollarë

Edhe pse e ka të shoqin miliarder, Miranda Kerr mban nje gisht një unazë “te thjeshte“ 55.000 dollarëshe

Emily Ratajkovski të sajën e dizenjoi vetë dhe mendohet të shkojë nga 50 deri në 90.000 dollarë.

Previous ArticleNext Article