KreuCelebrity

Adrola Dushi: Kam një ankesë shumë të madhe për VIP-at shqiptar!

Bukuroshja Adrola Dushi po jeton mes Amerikës ku po zhvillon karrierën si modele dhe Shqipërisë ku ka djalin Troin. Aktualist ajo ndodhet në Shqipëri dhe programi Mirage në Kosovë, ka përfituar për të zhvilluar një intervistë me ish-miss-in shqiptar. Krahas jetës mes dy shteteve, ajo rrëfeu se së fundmi ka firmosur tre kontrata pune në Amerikë për të cilat është shumë e lumtur, por njëkohësisht tregoi se ka një marrëdhënie shumë të mirë me ish-bashkëshortin e saj, madje edhe më të mirë se sa kur ata ishin bashkë.

E pyetur nga gazetari për një foto të cilën ajo ka bërë krah Jennifer Lopez, Adrola tha se nuk pati ndonjë bisedë të gjatë me të, por ato pak sekonda që ajo qëndroi krah yllit botëror, bukuroshes shqiptare i mjaftuan për të kuptuar se sa e thjeshtë dhe sa njerëzore ishte J.Lo, krejt ndryshe nga VIP-at shqiptar që sipas Adrolës nuk u prek këmba në tokë.

“Kam një ankesë jashtëzakonisht shumë të madhe për VIP-at shqiptar. Nuk i prek prek këmba në tokë kurrë, duken sikur kanë krahë dhe vetëm fluturojnë. Ky është një dallim i madh. Ne në Shqipëri nuk e dimë rrugën në këmbë”, u shpreh Adrola teksa bën dallimin mes VIP-ave të huaj dhe atyre shqiptar. Ndërkohë bukuroshja e pasarelave nuk e ka vendosur ende nëse do të jetojë përgjithmoë në Amerikë, apo do të vijë të jetojë në Shqipëri.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF