KreuCelebrity

Eliza Dushku martohet në një dasmë aspak tradicionale!

Aktorja e famshme Hollyëoodiane me orgjinë shqiptare, Eliza Dushku është martuar dhe ka vendosur të bëj një dasmë ndryshe. Ditën e saj të veçantë ajo ka vendosur ta bëjë në Boston ndërkohë që mbahej një tur me biçikleta tipik për vendin. Jo vetëm kaq, por pjesëmarrësit e turit kanë marr pjesë dhe në dasmën e Elizës.

Ka qenë fotografi Fadil Berisha që ka postuar dy video gjatë, të cilave shfaqej turi me biçikleta. Nuk janë bërë të qarta më shumë detaje, nuk dihet sesi lidhej Eliza drejtëpërsëdrejti me këtë aktiviteti dhe pse zgjodhi pikërisht këtë tur për ta gërshetuar me dasmën e saj.

Në njërën nga videot aktorja Eliza Dushku shfaqet me rroba të bardha, por jo me fustanin tradicional. Mesa duket aktorja nuk ka zgjedhur një dasmë tradicionale as në veshje dhe as në vend. Të shumtë kanë qenë ata që e kanë uruar Elizën pasi kanë parë fotot në Instagramin e fotografit Fadil Berisha.

Eliza është fejuar me partnerin e saj Peter Palandjian në qershor të 2017.

Great idea sharing part of her wedding with the city of Boston bike ? tour @elizadushku

A post shared by Fadil Berisha Photography (@fadilberisha) on

1st day of the #wedding of @elizadushku the city of Boston comes out In bikes ? to celebrate, congratulations ?❤️❤️❤️

A post shared by Fadil Berisha Photography (@fadilberisha) on

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF