Ermal Fejzullahu nuk ka nevojë të shkojë në qendër Spa, sepse ai ka çdo gjë në shtëpinë e tij! 0 428

Këngëtari Ermal Fejzullahu është një ndër emrat më të pëlqyer nga publiku shqiptar brenda dhe jashtë vendit. Ai është përherë i angazhuar me koncerte të ndryshme, e mesa duket puna si këngëtar i ka siguruar atij të ardhura mjaft të kënaqshme. Nëse dikush pas lodhjes në punë do të rendte drejt qendrave të relaksit për t’u qetësuar, Ermali nuk e ka aspak të nevojshme pasi gjithçka që përman një qendër Spa, ai e ka në shtëpinë e tij. Në disa video të postuara në instastory teksa këngëtari duket i kënaqur që më në fund ndodhet në shtëpi, ai na bëri të mundur të shohim disa prej ambienteve të shtëpisë tejet luksoze. ‘Sauna’, ‘jakuzzi’, ‘home-cinema’, gjithçka që mund të nevojitet për t’u relaksuar Fejzullahu i ka në banesën e tij. Ndaj pas lodhjes nëpër avionë e nëpër koncerte me siguri kengetari mezi pret të hapë derën e shtëpisë së tij në të cilën krahas fëmijëve dhe bashkëshortes gjen aty edhe komoditetet që i nevojiten.

 

Previous ArticleNext Article