Këto janë shenjat më pa fat për fundjavën! 0 1391

LUANI
Jo gjithçka do të shkojë ters në dy ditët në vijim, por nuk mund të pretendoni se do të mahniteni nga surprizat e fundjavës. Do të jenj me fat nëse ju pushton thjesht rutina ose monotonia, edhe pse parashikohet një zymtësi si në marrëdhëniet e punës, ashtu dhe në atmosferën familjare. Partneri do t’ju qendrojë pranë deri në fund, e pavarësisht kësaj do të ndjeni një boshllëk që sa vjen e thellohet. Lajmi i mirë: e hëna, për çudi, do t’ju gjejë më të freskët se kurrë!

PESHORJA
Po kaloni një krizë emocionale si në fushën e roamancës, ashtu dhe në marrëdhënie me veten. Nuk preferoni aktivitetet sociale, edhe pse miqtë po ju ftojnë vazhdimisht. Fundjava për ju do të jetë thjesht një periudhë kalimtare, e nuk ka asgjë që do t’ju impresionojë. Jeni në kërkim të partnerit ideal, por ky i fundit nuk gjendet aq lehtë sa mendoni. Ndoshta, ju duhet pak punë për të arritur synime që i keni vënë vetes së fundmi.

BRICJAPI
Sa vjen e po përkeqësohen marrëdhëniet me financat. Shpenzimet nuk janë gabimi juaj i vetem. Duhet të nisni sa më parë menaxhimin e situatës ose të kërkoni rritje rroge në punë. Të ardhurat e tanishme nuk do t’ju shërbejnë edhe për shumë gjatë. Një bllokim i kësaj natyre do t’ju pengojë edhe në dy ditët në vijim, pasi nuk do të keni shumë mundësi zgjedhjesh. Zgjidhni një libër apo film për ta kaluar fundjavën në shtëpi.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *