Lori Hoxha xing me Monica Bellucci-n!

Trashëgimtarja e Top Channel zgjodhi të vishte në dasmën e motrës së saj Sarës e cila u bë këtë 11 gusht buzë liqenit Como, një kostum pantallona dhe xhekatë që mbante markën e brandit prestigjoz Dolce & Gabbana.

Në fakt nuk ishim mësuar ta shihnim Lorin në këtë stil veshje, ama ajo dukej me të vërtetë një zonjushë simpatike e fisshme, ashtu siç do t’i kishte hije motrës së madhe të nuses. Duket se më e madhja e familjes Hoxha ka ndarë të njëjtën shije veshje edhe me ikonën italiane Monica Belluçi, pasi rreth një muaj më parë në një event të organizuar nga brandi i bizhuterive Cartier, ylli i filmit Italian kishte zgjedhur të vishte të njëjtin kostum nga Dolce & Gabbana.

Sa i përket tipareve Lori dhe Monica nuk kanë asgjë të përbashkët, ama duhet thënë që ngjyra e kuqe i shkon po aq shumë edhe bjondeve edhe bruneve ndaj vështirë së mund të zgjedhim cilës i shkon më shumë.

Ju si mendoni?

Previous ArticleNext Article