KreuStil Jetese

Ndryshim drastik, fizik dhe psikologjik vetëm për të realizuar një rol!

Margot Robbie nuk njihej fare në rolin e saj si Tonya Harding në filmin e 2017-ës i Tonya, por jo vetëm për shkak të makijazhit dhe parukes që kishte vendosur por ajo u trajnua për 5 muaj me rradhë që të mund të patinonte në akull dhe të dukej si një profesioniste e vërtetë. Madje ajo lëvizi një rruazë të shtyllës kurrizore në qafë nga stërvitja.

Në këtë listë përfshihen edhe shumë vipa të tjerë që kanë bërë një sakrificë shumë të madhe për hir të një roli si Christian Bale, Jamie Dornan etj.

Christian Bale

Christian Bale njihet për shtimin në peshë apo heqjen e saj për shumë role të realizuara gjatë karrierrës së tij, më i fundit në rolin e Dick Cheney në filmin Backseat ku madje qethi edhe kokën. Ai tha për Variety se ka ngrënë shumë byrekë që të arrijë në këtë peshë.

Leonardo DiCaprio

Shndërrimi i DiCaprios në rolin e Alejandro Gonzales Inarritu në filmin ‘The Revenant’ mund ta ketë afruar atë një hap më përpara për të fituar më në fund një Oscar por aktori gati sa nuk mbeti i vdekur gjatë filmit. “Mbaj mend 30 a 40 seri të përsëritura dhe ishte gjëja më e vështirë që më është dashur që të bëj,” tha DiCaprio. “Hyrja apo dalja nga lumi i ngirë, fjetja bashkë me kafshët ose ushqimi që konsumova në setin e xhirimit. Kisha shumë ftohtë vazhdimisht dhe mbase po kaloja dhe në hipotermi. Nëse macja ka 9 jetë, mendoj se unë i kam shpërdoruar disa prej tyre,” tha ai.

Chris Hemsworth

Pas filmimit të ‘In the Heart of the Sea’ Chris Hemsworth ishte shumë më i dobët se zakonisht. “Sapo provova një dietë të re të quajtur ‘Lost In the Sea’,” shkroi ai. Hemsëorth foli për US weekly rreth vështirësisë që pati me dietën ekstreme që ndoqi për të patur trupin ideal për rolin e tij. “Kur fillon një dietë të tillë me shumë më pak kalori sesa zakonisht është shumë e vështirë. Dukeshim si të çmendur pasi peshoheshim çdo ditë dhe ishte e vetmja gjë për të cilën diskutonim. Flisnim se kush ishte më i dobët dhe kush kishte humbur më shumë peshë. Është qesharake!”

Robert Pattinson                       

Në njëfarë mënyre Robert Pattinson nuk u dallua nga askush ndërsa punonte në një lavazh makinash dhe merrte metron në New York ndërsa pregatitej për rolin e tij të vëllezërve Safdie në ‘Good Times’. Ai madje jetoi në të njëjtin apartament në Harlem si karakteri i tij në film. “Nuk i hapja asnjëherë perdet dhe nuk i ndryshoja çarçafët për sa kohë që jetova atje ato dy muaj dhe filja me rrobat që kasha veshur,” thotë ai.

John Krasinski

Aktori i mirënjohur i Office u transformua në një ushtar të forcave special për rolin e tij në ‘13 Hours’. Krasinski tha se ai dhe aktorët e tjerë pjesë të këtij filmi morrën pjesë në një trajnim intensiv nga një ish officer i forcave SEAL. “Mësuam si të përdornim një sërë armësh, si të manovronim nëpër dhoma vetëm me elektrikë dore dhe si ti shmangeshim zjarrit. Fizikisht stërvitja ishte shumë intensive dhe e lodhshme.’

Margot Robbie në realizimin e filmit autobiografi  të Tonya Harding ‘I Tonya’ në 2017-ën nuk njihej fare dhe kjo jo vetëm nga parukja që kishte vendosur por sepse u trajnua për 5 muaj me rradhë që të mund të patinonte në akull dhe të dukej si një profesioniste e vërtetë. Madje ajo lëvizi një rruazë të shtyllës kurrizore në qafë nga stërvitja. Përveç këtij roli ku ajo ka kaluar në një ndryshim drastik është edhe filmi ‘Queen Mary’.

Shia LeBeouf

Për rolin e tij ‘Fury’ LeBeouf u përkushtua jashtëmase shumë. Ai tha për Daze: “Davidi na tha drejtëpërdrejtë: ‘më duhet çdo gjë prej jush.’ Prandaj ditën tjetër pasi kisha fituar punën I’u bashkova Gardës Kombëtare të SHBA-ve. U pagëzova dhe pranova krishtin në zemrën time. Jetova një muaj në një bazë ushtarake. Më ra një dhëmb, u preva me thikë në fytyrë dhe kalova ditë duke parë kuaj që ngordhnin. Nuk bëra dush për 4 muaj.”

Daniel Day-Leëis

Aktori 3 herë fitues i çmimit Oscar është i famshëm për metodën e tij të aktrimit. Për filmin ‘The Last of the Mohicans’, ai ndërton kanoe; Në filmin ‘The Unbearable Lightness of Being’ ai mësoi gjuhën çeke. Sidoqoftë më i famshëm është filmi ‘My Left Foot’ në 1989 në të cilin luajti rolin e një Irlandezi me paralizë cerebrale ku Lewis nuk lëvizi nga karrigja me rrota e personazhit të tij dhe u kërkoi pjestarëve pjesë të filmit që ta ushqenin. Ai gjithashtu rrinte në të njëjtin pozicion si karakteri i filmit gjë që i shkaktoi atij dy brinjë të thyera.

Jamie Foxx

Përveç faktit që ai ra 15 kile në peshë për rolin e Ray Charles, Foxx gjithashtu mbajti qepalla protetike që të realizonte më së miri rolin si i verbër. “Imagjinoni të keni sytë e ngjitur me ngjitës për 14 orë në ditë,” tha Foxx. “Ky është dënim me burg.”

Robert De Niro

De Niro ka punuar 12 orë në ditë me taksi për rreth një muaj për tu pregatitur për rolin e tij ikonik.  Ndërsa bënin pushimin midis xhirimeve të filmit ai merrte pasagjerë në qytetin e New York-ut.

Heath Ledger

Për tu pregatitur për për rolin e Joker në filmin ‘The Dark Knight’ aktori bëri disa ndryshime drastike. “Ndenja në një dhomë hoteli në Londër për rreth një muaj, i vetëm, mbaja një ditar dhe eksperimentoja me zërin- pasi ishte e rëndësishme për të gjetur një zë dhe të qeshur ikonike.”

Adrien Brody

Për rolin që i siguroi edhe çmimin Oscar, Brody punoi që të përvetësonte jetën si një i mbijetuar i Holokaustit dhe pianist koncertesh. “Shita apartamentin, makinën, shkëputa telefonat dhe u largova,” tha ai. “Mora dy çanta dhe u shpërngula në Europë.”

Natalie Portman

Portman shpenzonte 8 orë në ditë duke bërë prova dhe humbi plot 11 kile për rolin e saj si ballerina që kërkonte perfeksionin në filmin ‘Black Swan’. Oraret dhe dieta që aktorja ndiqte bënë që ajo të nxirrte një brinjë nga vendi gjatë provave. “Kishte ditë ku mendoja se do të vdisja.”

Anne Hathaway

Për filmin ‘Les Miserables’, Hathaway humbi plot 11 kile për rolin e saj të Fantinës dhe e kishte të vështirë që të dilte nga gjendja depresante e personazhit të saj. “Ideja ishte që të dukesha sikur isha në prag të vdekjes. Kur kthej kokën pas dhe mendoj për këtë eksperiencë- nuk është se e gjykoj- por sigurisht që ishte paksa e çmendur. Ishte padyshim një shkëputje nga realiteti.”

Charlize Theron

Theron ndryshoi drastikisht kur u transformua për rolin e saj të një vrasëseje seriale Aileen Wuornos në 2003-shin për filmin ‘Monster’. Lëkura e saj u mbulua me bojë tatuazhi, bëri ndërhyrje dentare, rruajti vetullat dhe holloi flokët e saj.

Demi Moore

Përveç Faktit se rruajti kokën Moore u pregatit për rolin e saj në Jordan ‘O’Neil in Gl Jane’ duke marrë pjesë në trajnime intensive të udhëhequra nga forcat SEAL. “Mund të mos e bëja unë këtë dhe ti thoja dublantes time që ta bënte por ndjeva se do të humbja një mundësi që të eksperimentoja trajnimin e këtyre njerëzve; është arsyeja se përse po e bëj këtë film në fund të fundit,” tha ajo.

Rooney Mara

Drejtori David Fincher, Mara dhe artistja e makijazhit Pat McGrath kaluan dy ditë duke pregatitur rreth 26 pamje për rolin e Maras të Lisbeth Salander. Përveç flokëve të rruar në një anë dhe të zinj dhe vetullave të zbardhura, Mara bëri edhe piercing përfshirë këtu një piercing në gjoks. “ Për shkak të gjithë atyre tatuazheve dhe atij makijazhi dhe të gjithë transformimit fizik që trupi im kaloi, në njëfarë mënyrë ndihesha sikur kisha veshur një kostum edhe kur isha lakuriq,” tha Mara.

Burimi/Vogue

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF