KreuCelebrity

Nofkat e pjestarëve të familjes mbretërore!

Emrat mbretëror Anglezë mund të jenë unikë. Për shembull William Arthur Philip Louis ose Elizabeth Alexandra Mary ose edhe Edward Albert Christin George Andrew Patrick David. Nuk ka rëndësi mbi gjakun blu mbretëror që rrjedh në venat e tyre sepse askush po askush nuk do të prezantohet me të gjithë këtë emër gjatë një bisede jo formale, dhe ja ku hyjnë nofkat mbretërore. Sigurisht që Will përdoret për William dhe Harry për Henry por prapa dyerve të mbyllura familja Windsor është më creative.

Kate Middleton për shembull quhet ‘Catherine’ në public. Gjithësesi tabloidet Britanike kanë zbuluar se kunati i saj Princi Harry e quan atë ‘Cath’. Gjatë një interviste në 2012-ën,Dukesha zbuloi se më parë atë  e quanin “Squeak”(Kërcitje).

Princi William ka patur gjithashtu një nofkë fëmijërie: Wombat ( një kafshë australiane) që ia vendosi princesha Diana. Në një intervistë me NBC në 2017-ën ai pranoi se kjo nofkë i mbeti edhe kur u rrit. “Nuk mund ta heq dot,” tha ai. “Gjithçka filloi kur isha 2 vjeç, gjatë një udhëtimi në Australi ndoshta edhe ngjaj me të nuk e di.”

Princi Harry sipas vëllait të tij ka plot nofka kafshësh si Ginger apo Spike. Përsëri shumë prej tyre bota nuk do ti dijë kurrë: “Shumë prej këtyre nofkave nuk mund ti them në public,” tha Princi Ëilliam kur u pyet. “Nuk është e hijshme.”

Princi Charles dhe Camilla Parker Bowles gjithashtu kanë nofka kafshësh. Camilla ka nofkën ‘Gladys’ ndërsa Princi Charles ‘Fred’.

Por ndoshta mbretëresha e të gjitha nofkave mbretërore është vetë Mbretëresha Elizabeth II. E quajtur me përkëdheli ‘Lilibet’ ndërsa ishte e vogël, gjatë rritjes ajo ka patur edhe disa nofka të tjera. Princi Philip e quan atë ‘Cabbage’ (Lakër) dhe ka edhe pretendime se e quan edhe ‘Sausage” (salçiçe). Kur ishte i vogël, Princi William nuk mund të thoshte “Granny” (Gjyshe) dhe e quante atë ‘Gary’ sipas Daily Mail. Në dokumentarin e Our Queen at 90, Kate Middleton tha se Princi George e quan mbretëreshën “Gen-Gen’.

Burimi/Vogue

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF