KreuCelebrity

VIP-at që janë martuar me fansat e tyre

Kur ti ke idhull dikë, gjithçka që pret për tij është  një fotografi sëbashku, apo një autograf. Asgjë më shumë se kaq, dhe jo se të mungon dëshira por shpesh idhujt tanë duken aq të paprekshëm sa as nuk guxon të mendosh se mund të kesh diçka më shumë me të, pavarësisht se ti mund të ëndërrosh çdo natë që ai apo ajo të jetë një ditë partneri/ja jote. Ej, po a e dini që ka patur fansa me kaq shumë fat, sa kanë mundur të martohen apo të krijojnë lidhje pikërisht me atë që adhuronte çdo ditë nga ekrani, apo nga ndonjë cep stadium teksa e ndiqte kur ai performonte. Ne ju sjellim disa prej VIP-ave të famshëm që janë martuar pikërisht me fansat e tyre.

Elvis Presley  e takoi bashkëshorten e tij Prishila në Gjermani kur ajo ishte vetëm 14 vjeç. Si një adoleshente në atë kohë ajo ishte një fanse e madhe e Elvis Presley. Por romanca midis tyre nuk filloi menjëherë, 3 vite më vonë ata u takuan sërish dhe pas 5 vitesh u martuan.

Steve Harvey e takoi gruan e tij Majrorie ne vitin 1990 në një lokal humori  kur ajo ishte pjesë e publikut. Harvey e pa dhe në atë moment para të gjthëve tha se nuk e njihte kush ishte por ai do të martohej me të. Në atë kohë Harvey ishte i martuar dhe shumë shpejt u nda  pasi  ish- gruaja e tij e akuzoi se po e tradhëtonte.  Në 2005 Steve dhe Majrorie u martuan dhe gëzojnë një martesë të suksesshme.

Edhe pse Kanye West është një personazh publik shumë i njohur ai është shprehur se ka qënë gjithmonë një fans i Kim Kardashian para se të njihej me të. Të dy janë takuar në vitin 2003, në atë periudhë Kim ishte e martuar  por pas divorcit ajo filloi të shoqërohej me Kanye dhe në vitin 2014  u martuan.

Një tjetër personazh që u martua me një fans është edhe Zoe Saldana. Vetëm pas disa muajsh bashkë çifti mbajti  ceremoninë e dasmës  dhe bashkëshorti i aktores Marco Perego mbajti mbiemrin e saj.

Moderatori i njohur Conan O’Brien u takua me bashkëshorten e tij Liza Poëel ndërkohë që ishte duke punuar me një sketch dhe ajo ishte skenaristja. Që atëherë ata jetojnë së bashku dhe janë prindër të dy fëmijëve.

 

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF