Bien shitjet e Victoria`s Secret: “Njerëzit nuk duan më engjëj, por femra normale“! 0 607

Pavarësisht show-t gjigand ( si ato që vetëm Victoria`s Secret di t`i organizojë) që u mbajt në Shangai në 2017-tën, i cili duhet të ishte parë nga thuajse gjysma e botës dhe kushtoi 12 milionë dollarë, kolosi amerikan i veshjeve të brendshme ka shënuar një rënie të shitjeve që po shkakton shqetësim.



Krahasuar me 2016-tën, spetaklin e vitit të kaluar e ndoqën 32% më pak njerëz. Kompania duket se nuk e tërheq më shtresën e mesme. Në SHBA, dyqanet i paskan mbetur plot me mall. Si ka mundësi, lind pyetja, që marka e cila praktikisht i ka shpikur të brendshmet seksi, gjendet përballë një problemi të tillë. Përgjigja? Shoqëria amerikane po ndryshon, dhe Victoria’s Secret duhet të marrë parasysh një konkurente të paimagjinuar: femrën reale, atë të përditëshmen, normalen, sepse njerëzit duket janë lodhur nga divat perfekte e të patinuara.

Ndikim ka pasur duket edhe lëvizja #MeToo dhe fakti është që sot, “ Engjëjt“, nuk funksionojnë më si dikur.

 

Previous ArticleNext Article