Elita Rudi shtatzënë? Fotoja që bën të lindë dyshimi! 0 417

E vendosën martesën nxitimthi, dhe ky vendim i Elita Rudit e Gjikos u përfol shumë në mediat rozë. Por a mos vallë ka pasur një arsye tjetër për një rrëmbim të tillë?  Reperi i propozoi në 28 qershor, duke zgjedhur ta bëjë gjestin romantik në ditën e lindjes së moderatores, ndërsa dasma u nda në 23 gusht. Goxha shpejt, apo jo? Kjo foto e Elitës me fustanin e zi puthitur pas trupit dhe barkun e rrumbullakosur është ajo që i dha jetë “ teorive konspirative“.

Për cdo rast, kjo nuk është hera e parë që diskutohet një shtatzani e saj. Edhe një vit më parë, atëherë kur nuk kishte shumë që kishte nisur të dilte hapur me Gjikon, u përfol se mos cifti priste një fëmijë, por këto nuk mbetën më shumë se fjalë.

Të shohim cila do të jetë e vërteta në këtë rast…

Previous ArticleNext Article