Eneda Tarifa si kurrë më parë foto nga shtrati, “cmendet“ rrjeti!

Këngëtarja njihej për dëshirën e madhe që ta mbante jetën private larg syve të publikut, por që prej divorcit, kemi parë një Enedë më të shpenguar e të lirshme e këtë e tregon më qartë se cdo gjë tjetër fotoja e guximshme e saj, postuar në Instagram. Me mesazhin “Mirëmëngjes“, Eneda i ka përshendetur ndjekësit e vet me një pozë sensuale, të cilën nuk e kishte bërë më parë. Ajo shihet e shtrirë ( dhe në dukje e zhveshur) mes carcafësh të bukur jeshilë të errët.

Këngëtarja kishte një lidhje të gjatë 18 vjecare me ish të shoqin, muzikantin Erjon Zaloshnja , ndaj divorci i tyre u be subjekt raportimesh te shumta ne media. Cifti, që ka bashkë edhe një vajzë, Arian, ishin njëkohësisht dhe ortakë e bashkëpronarë të një klubi në Tiranë.

Dyshja, e njohur si një nga më jetëgjatat në showbizin shqiptar, i dha fund lidhjes janarin e këtij viti, por dy muaj më vonë, këngëtrja e cilësonte veten si “krejtësisht të plotësuar“ duke treguar se pavarësisht të gjithave, ndihej shumë mirë. Fotoja nga shtrati e dëshmon edhe një herë këtë..

Previous ArticleNext Article