Hobi i bukur (e i rrallë) që kanë të përbashkët Meghani dhe Diana! 0 1581

Tashmë e dimë se Meghan Markle ka qenë e fiksuar pas princesës Diana që përpara se të njihte Harry-n. Por hobi që ka të përbashkët me vjehrrën e saj të ndjerë, nuk të bëjë aspak më këtë: është dicka e natyrshme, dhe duhet ta themi, tejet e këndshme.

Ashtu si Diana, edhe Meghani ka një dashuri të madhe per letrat e shkruara me dorë. Në epokën dixhitale, letra të tilla janë një formë arti në zhdukje, por ish aktorja amerikane e pat rrëfyer përmes një postimi ne ish blogun e saj te stilit te jetesës, The Tig, pasionin për mesazhe të tilla. Gjithmonë kur bie zilja e derës, shpresoj që të jetë një letër e tillë, thote 37 vjecarja; që të jetë një letër e ëmbël, e cila do më jepte kënaqësinë të prisja zarfin, të lexoja fjalët me zë të lartë e të mbaja kështu në duart e mia mendimet dhe emocionet e dikujt.

Diana po kështu ishte fanse e etur e letrave të shkruara, dhe pas dasmës së saj me Charles-in, në 1981-shin, u ul t`i përgjigjej 47,000 letrave të urimit që kishte marrë.

Previous ArticleNext Article