Më mirë bjonde: Kylie Jenner si Marylin Monroe, ndryshon look tërësisht! 0 372

Si është më mirë, brune apo bjonde? Disa prej motrave Kardashian e kanë treguar se u pëlqen të eksperimentojnë fort, dhe ta ndryshojnë rrënjësisht pamjen e tyre. Pak ditë pasi Kim u shfaq me flokë të gjatë në një ngjyrë të cuditëshme neoni të fortë, Kylie bëhet serish bjonde.

21 vjecarja duket është frymëzuar pikërisht nga legjenda e kinemasë, Marylin Monroe. Në njërën nga pozat e hedhura në Snapchat, prapa Kyliet shihet pikërisht një foto e madhe e aktores së famshme e vendosur në mur.

Marylin njihej për sharmin dhe sensualitetin e saj, e mbase dhe Kylie po kërkon të krijojë këtë identitet, përse jo.

Ndërkohë në një foto më të hershme, ajo shihet me pamjen e vjetër të brunetës, me vajzën e vet Stormi e ku duket dhe shenja e këmbës, të cilën e konsideron pjesë të sajën.

 

Previous ArticleNext Article