Si të dukesh më moderne këtë vjeshtë ( me pak gjë)…. 0 761

E presim me trishtim fundin e verës, por duhet dalëngadalë të përgatitemi për stinën e re, atë të cizmeve të shkurtra, tekstileve të harlisura dhe një dashurie të pavdekshme për shtresat një mbi një. Nuk ka përse dorëzohemi megjithatë përpara stivës së rrobave të viteve të kaluara. Legjendat e stilit të rrugës sjellin gjëra të reja:



Mushamaja rikthehet tmerrësisht shik këtë herë, me ngjyra të forta por njëkohësisht të ëmbla dhe atë transparencën e parezistueshme.

Dhe transparenca këshillohet aty ku s`ua pret mendja: qenkan avangardë këtë vjeshtë ato që e fusin cantën brenda një canteje më të madhe transparente!

Aksesorët e fundit? Syzet e mëdha me ngjyra dhe cantat marsup, në ngjyra të forta gjithashtu

Kontrastet e forta si kjo këmishë ngjyrë vjollcë me një bluzë jeshile të hedhur supeve

Përse të mos guxoni dhe me kapelet? Ky është stili I këtij sezoni:

Ja ku rikthehet dhe shalli I kokës, më ngjyra të guximshme dhe një prekje krejt të vecantë:

 

Previous ArticleNext Article