“Tekat” e divorcit, Angelina ende e dashuruar me Brad Pitt 0 704

Yjet e Hollywood Brad Pitt dhe Angelina Jolie u ndanë dy vite më parë dhe ndodhen në një betejë ligjore për të marrë kujdestarinë e fëmijëve. Por pavarësisht “padurimit” të shfaqur deri dhe skena nervozimimi ndaj personave të ligjit të Jolie kohët e fundit për të marrë divorcin, duket se dashuria e saj ndaj Pitt ende nuk ka marrë fund.

Çifti është në mes të një beteje mbi kujdestarinë e gjashtë fëmijëve dhe kjo është pasqyruar fort edhe në media, por një mik i Brad është shprehur se një pjesë e problemit është se Angelia është ende e dashuruar me të.

“Çështja është se ajo interesohet për të. Ka shumë emocione dhe histori. Ka ndjenja shumë të forta”, thanë miqtë pranë çiftit. “Kur Brad tha se ishte gati të firmoste, Angelina nuk dëshiroi që t’i jepte fund dhe nxorri preteksin se aktori nuk jepte para për fëmijët për të mos firmosur dokumentet”.

Mos vallë Angelina nuk e pranon dot ndarjen zyrtare ndaj ish-bashkëshortit të saj, nga frika se shuhet çdo gramë shprese për ribashkimi…

 

Previous ArticleNext Article