KreuCelebrity

Bora Zemani: Unë dhe Vini do të jemi të lidhur gjithë jetën!

Moderatorja simpatike e Digitalb, Bora Zemani e komentuar shumë kohët e fundit në lidhje me divorcin e saj me Dj e njohur Vin Veli, po lakohet edhe një ndryshim në karrierën e saj. Në sezonin e ri nuk do ta shohim më në SuperSport.

Këto dhe shumë detaje nga jeta e saj private Bora i zbuloi në “Pushime on Top”, teksa u shfaq bukur me spontante, ndërkohë që po kalonte pushimet me djalin dhe familjen në bregdetin shqiptar.

Moderatorja bukuroshe  nuk nguroi të rrëfent jetën e saj aq shumë të komentuar pas divorcit me DJ e njohur Vin Veli.

“Ne të dy nuk jemi armiq. Bashkë do të jemi të lidhur gjithë jetën, edhe pse nuk jetojmë bashkë. Kjo lidhje është për shkak të djalit tonë. Në çdo aktivitet që ka djali, ne shkojmë të dy”, tregoi Bora, e cila shtoi se për momentin nuk është në një lidhje dashurie.

“Jam një mama single, – tregoi Bora duke qeshur, – ja dhe pushimet po i kaloi me djalin, mamin dhe babin”.

Sa i përket jektë karrierës të saj Bora tregoi për largimin nga Digitalb, duke hedhur poshtë të gjithë zërat se midis saj dhe kompnaisë ka pasur debate.

“Unë kam kaluar tre vite shumë të bukura, tre vite fantastike në Digitalb, por prej sezonit të ri unë do të jem diku tjetër. Do më mungojë gjithçka nga atje, njerëzit dhe miqësitë. Kanë qenë tre vite shumë të bukura për mua”, tha Bora, duke mbajtur të fshehtë projektet e reja që do të vijnë në karrierën e saj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF