KreuCelebrity

Kim Kardashian sipërmarrëse varrimi?!!

Kim Kardashin kurrë nuk e ka fshehur dashurinë e saj për makijazhin dhe bukurinë, por në episodin më të fundit të Keeping Up With The Kardashians ajo mori trajnim si t’u bënte makijazh njerëzve të vdekur pasi insistoi se ishte e ‘fiksuar’ me vdekjen.

Kim, 37, kishte bërë një sërë kërkimesh se si t’u bënte makijazhin njerëzve të vdekur që të dukeshin mirë dhe madje I kërkoi nënës së saj të shtirej sikur kishte vdekur që të mund të praktikohej te ajo.

Madje Kris i tha: “Po pregatitesh për çastin kur unë të vdes apo jo?”

Gjithsesi Kim pa se gjërat nuk ishin ashtu si ajo pretendonte ndërsa vizitoi një morg që të mësonte nga një profesioniste dhe kishte frikë që do të shkonte në një dhomë ku do të shihte një person i cili kishte vdekur me të vërtetë.

“Po më trazohet stomaku. Mendoja se isha shumë mirë dhe tani papritmas jam, ‘O zot mendoj se do të vjell,’ tha Kim pasi sipërmarrësja e varrimit Amber Carvaly i shpjegoi se si balsamosin njerëzit dhe si I rimodelojnë tiparet e dikujt që është qëlluar me armë në fytyrë. “Sigurisht që ne dëshironim një eksperiencë reale por po e rimendoj sërisht këtë,” tha Kim pasi ishte talluar më parë me faktin se ‘po vdiste’ për të mësuar hilet e kësaj pune.

Më vonë Kim pranoi se ishte shumë e frikësuar ndërsa ajo dhe miku i saj Mario Dedivanovic u shoqëruan në një dhomë ku gjendej trupi i pajetë i një gruaje të moshuar. Kim disi e lehtësuar tha‘ajo po merr frymë pra nuk ka vdekur’ por ndërsa ecnin të nervozuar te ‘modelja’ panë etiketën e varur në këmbën e saj që sugjeronte se ajo kishte vdekur vërtetë. Pas kësaj Kim tha se këtë karrierrë e shihte si të përshatshme për Marion i cili tha: “Nuk do të kasha mundësi që të postoja foto të tapetit të kuq në instagram.”

“E di që kjo është shumë për tu përballuar por kam mësuar shumë nga kjo eksperiencë dhe jam shumë mirënjohëse. Jam edhe shumë e gëzuar që Mario erdhi me mua sepse e di që kur të vijë dita do të jem në duar të sigurta.’ Ky fiksim i saji ka ardhur pasi ajo i tha motrave të saj Kloe dhe Kourtney për një shokun e saj që kishte shkuar në një funeral dhe personi që kishte vdekur dukej shumë ndryshe.

“E di që vdekja është një temë e frikshme por jam e fiksuar. Dua thjesht që të pregatis veten time kur të vijë ajo kohë dhe që të mos duket më një gjë kaq e frikshme. Vdekja është pjesë e jetës- dhe ndihem në paqe me vdekjen e babait tim. Dua thjesht të njëjtën gjë edhe për njerëzit e tjerë. Dua që dikush të duket vetvetja edhe pasi ka vdekur,” tha ajo.

Burimi/Dailymail

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF