Kozeta nuk e lë Ronela Hajatin pa përgjigje!

E prisnim në fakt një përgjigje të Kozeta Kurtit pas komenteve të Ronela Hajatit, të cilat ekspozuan përpara publikut një përplasje mes te dyjave, vazhdë e debatit për ‘Festivalin e Këngës’ në RTSH. “Kush është dhe pse jeton? Njerëzit që nuk marrin frymë nuk i ndjek”, kështu u shpreh Ronela në një intervistë për ‘Edicioni Veror’, kur u pyet për Kozetën.

Por dhe kjo e fundit, nuk e ka lënë më kaq dhe me një postim në profilin e saj në Instagram, është përpjekur t`i tregojë këngëtares një epërsi të hershme sipas saj. Mesazhi i dedikohet “Ronelës së nxituar“ dhe ja përmbatja e tij: “Jam e njëjta që të bëja pyetje nga studioja e ngrohtë e ‘Ora News’-it dhe ti më përgjigjeshe nga shkallët e ftohta të ‘Universitetit Politeknik të Tiranës’. T’u kujtova? .

.Debatet nisën pasi Ronela shprehu hapur pakënaqësinë me jurinë përzgjedhëse të fituesit që përfaqëson Shqipërinë në ‘Eurovision’ dhe  Kozeta Kurti si zëdhënëse e ‘Festivalit të Këngës’ , reagoi duke i treguar këngëtares se duhet të mësonte të fliste në television përpara se të marrë përsipër të japë gjykime.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article