Nga ngjyrat e guximshme të verës te nuancat e rozës elegante!

Mesa duket ngjyra rozë nuk ka për të dalë kurrë nga moda dhe do të jetë gjithnjë ngjura e preferuar e stilistëve dhe femrave mbarë botës. Ndërsa në verë kemi parë nuanca të guximshme , ngjyra rozë do të kthehet në trendin e koleksioneve vjeshtë/dimër.

 



Nga Preen te Prada, modelet e pasarelave ishin të veshura me këtë nuancë të ëmbël. Këshilla për këtë stil është njësoj si pija : sa më e zbehtë aq më mirë është. Mendoni se do të dukeni çuditshëm? Kombinoni një fustan rozë me një palë atlete ose një xhaketë lëkure.

Përveç kësaj mund të zgjidhni veshje me stil mashkullor si një këmishë me vija ose një pulovër të thjeshtë. Ngjyra rozë është mënyra perfekte për të sjellë një shije verore në garderobën tuaj.

Burimi/Dailymail

Previous ArticleNext Article