KreuStil Jetese

Pse fëmijët e femrave binjake që martohen me meshkuj binjakë janë në fakt vëllezër?!

Nëse motra binjake martohen me vëllezër binjakë atëherë fëmijët e tyre gjenetikisht do të jenë vëllezër. Një motër e vëlla kanë të përbashkët 50 % të ADN-së ndërsa binjakët përputhen 100% me njëri-tjetrin. Në fakt kushurinjtë e parë kanë 12.5 % të gjeneve të tyre të përbashkëta. Binjakët e bëjnë çdo gjë më konfuze për shumicën prej nesh por çdo gjë është shumë e qartë për shkencëtarët. Shkencëtarët e gjenetikës në veçanti i duan rastet e binjakëve pasi ADN e tyre që përputhet në mënyrë perfekte ofron një mundësi të rrallë për të studiuar tiparet e tyre.

Shkalla e lindjeve të binjakëve- bizigotë dhe monozigotë- ka pësuar një rritje dramatike që prej 1980-ës, kjo falë faktit të lindjeve IVF. Në 1980-ën 19 nga 1000 lindje ishin binjakë. Në 2016-ën 33 nga 1000 lindje rezultuan në binjakë. Sidoqoftë binjakët identikë janë shumë të rrallë, 3 në 1000 lindje janë binjakë dhe identikë. Pra nëse dy femra binjake identike martohen me binjakë identikë duke qenë se ADN-ja e tyre përputhet 100% ADN-ja e tyre kombinohet për të krijuar gjenet e fëmijëve të tyre.

Ja si funksionon:

Njerëzit kanë rreth 30,000 gjene. Ne kemi dy kopje të çdo gjeni në çdo kromozom. Çdo kopje e gjenit ka të njëjtën madhësi dhe formë edhe qëndron në të njëjtin pozicion në të njëjtin kromozom. Të dyja çiftet përmbajnë të njëjtin informacion porn ë një organizim tjetër. Kromozomet tona janë 23 të cilat bashkohen me gjenet përkatëse. Çdo qelizë në trup përmban një set kromozomesh përveç 6 qelizave: Spermës dhe qelizave të vezës të cilat përmbajnë një kopje të çdo kromozomi dhe kjo kopje është një përzierje thelbësore e çiftit.

Në këtë mënyrë kur sperma fertilizon vezën, krijohet embrioni I cili ka të njëjtin numër gjenesh dhe kromozomesh. Embrioni do të ketë një kopje të çdo gjeni nga nëna dhe nga një tjetër nga babai duke krijuar kështu një set prej 23 kromozomesh.

“Por binjakët identikë janë shumë të veçantë,” shpjegon Dr. Alexandra Burt drejtoresha e regjistrimit të binjakëve të Universitetit Shtetëror të Michiganit. “Në dy javët e para të shtazënisë një vezë e vetmë ndahet dhe krijohen dy njerëz. Prandaj gjenetikisht dy femra binjake identike janë të padallueshme nga njëra tjetra po ashtu si dhe dy meshkuj,” thotë Dr. Burt. Kjo do të thotë se çdo fëmijë do të ketë gjene të njëjta me tezen ashtu si dhe me nënën e tij.

Në jetën reale këta fëmijë janë kushurinj të parë por bazuar në ADN e tyre ata janë vëllezër dhe për të qenë të qartë kjo nuk është e ngjashme me incestin gjenetik pasi kjo ndodh kur nëna dhe babai ndajnë sëbashku shumë material gjenetik. Në këtë rast dy partnerët nuk kanë të njëjtën ADN kështu që riprodhimi është i shëndetshëm.

 Burimi/Dailymail

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF