KreuCelebrity

Puna e ëndrrave, në Maldive kërkohet shitës librash!

Puna më e mirë në botë? Një resort luksoz në Maldive kërkon një shitës librash. Paga ndoshta nuk është edhe aq e mirë, por përfitimet e tjera nuk kanë të krahasuar.

Filip Blekuell, pasardhës i një familjeje librashitësish, ka nevojë për një shoqërues, për atë që mund të jetë dyqani i librave më i humbur dhe që ndodhet në resortin luksoz Soneva Fushi, në Maldive. “Nëse do të isha 25 vjeç, do ta bëja vetë këtë”, thotë Blekuell.

Aplikanti i suksesshëm do të nënshkruajë një kontratë për minimumi tre muaj, kohë gjatë të cilës duhet edhe të kujdeset për një blog argëtues që do të shpalosë jetën e një shitësi librash në një ishull të shkretë dhe me një listë personalitetesh të famshme.

Aplikantët duhet të kenë pasion librat, duhet të jenë të aftë të angazhojnë vizitorë të të gjithë moshave, të argëtojnë fëmijë duke u treguar histori dhe të organizojnë kurse krijuese për miqtë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF