KreuCelebrity

Rutina e mëngjesit të Jennifer Aniston, për rini të përjetshme!

Vitet kalojnë dhe ajo mbetet e pandryshuar. Me imazhin e njejtë si atëherë kur ishte bashkëshortja e Brad Pitt (oh, sa kohë e largët!), Jennifer Aniston mbetet ndër bjondet më të bukura në Hollywood. Në top-formë, duket se mosha nuk ka ndikuar aspak në paraqitjen e aktores, edhe pse duhet theksuar se kjo e fundit kujdeset shumë për veten.

Aniston nuk ka patur frikë të zbulojë sekretin e saj mbi rutinën e mëngjesit. Vetëm përgatituni: mund të lodheni vetëm duke e lexuar! Ndryshe nga shumica, Jennifer zgjohet në 4.30 të mëngjesit. Fillimisht, konsumon një sasi të konsiderueshme uji të ngrohtë me limon. Më pas, kujdeset të lajë fytyrën me ujë dhe sapun dhe të meditojë për 20 minuta. Deri këtu mund të duket e thjeshtë, por pas meditimit vjen ajo çka shumica as nuk marrin mundimin ta imagjinojnë…

Mëngjesi konsiston në një përzierje të lëngshme proteinash me përmbajtje kolagjeni, për të ruajtur freskinë. Menjëherë pas kësaj, Aniston rend tek trajneri personal, për të realizuar 30 minuta stërvitje, 40 minuta joga dhe pas kësaj, i drejtohet palestrës. Me pak fjalë, stërvitet para stërvitjes! Eh, kushton ca të jesh Jennifer Aniston!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF