KreuCelebrity

Victoria Beckham ndan me fansat çastet e adhurueshme të vajzës 7-vjeçare!

Ëmbëlsia e familjes Beckham, 7-vjeçarja Harper po kalon pushimet me prindërit dhe vëllezërit në Bali. Duket se ajo i ka shijuar shumë këto ditë larg shkollës, por edhe këtu ajo ka gjetur kohën për të marrë disa leksione. E meqë janë ditë pushimesh edhe orët e mësimit janë nga ato të gëzueshme, siç janë kalërimi dhe gatimi.

Mami i saj Victoria nuk i ka rezistuar dot tundimi ti ndajë me fansat në rrjetin e saj social, këto momente kaq të bukura të së voglës të saj. Pa dashyim që ajo është kënaqur shumë, por kushedi sa të lumtur janë ndjerë pjesëtarët e tij të familjes kur kanë ngrënë embëlsirën me cokollatë të bërë nga Harper.

“Harperit i pëlqen shumë të përgatisë cokollatë”, – shkruan stilistja e famshme Victoria Beckham, duke na kënaqur me pamjen e vogëlushes të saj që është thjesht e adhurueshme.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF