KreuFashion

Dasmë në plazh këtë verë; si të visheni, ide dhe këshilla!

Vera sezoni i diellit, detit, pushimeve por edhe i dasmave. Madje trendi i kohëve të fundit është që çdo herë e më shpesh ceremonia e dasmës po zhvillohet në breg të detit. Një altar i improvizuar, një orar pasditeje, teksa të ftuarit zënë vendet e tyre dhe presin nusen që drejtohet për tek dhëndri, e për të bërë kështu betimin e dashurisë ndaj njëri tjetrit, në të mirë e në të keq, derisa vdekja t’I ndajë…

Eh, pavarësisht situatës romantike që do të gjendet çifti, me siguri edhe ju kur ju vjen një ftesë për një dasmë të tillë, mendimi I parë në kokë është se çfarë të vishni, pasi për hir të së vërtetës ky trend dasmash në vendin tonë nuk ka shumë që ka hyrë, ndaj e mira është që të jenu të përgatitur, të dini çfare duhet e çfarë jo në një ceremoni të tillë në breg të detit. Sigurisht që veshja duhet të përshtatet me amientin, ndaj këtu është e kuptushme që fustanet e rënda me xixa, gura apo shkëqim do të ishin tejet të tepruara.

Gjithashtu edhe takat e larta, apo të holla do të stononin me ambientin, por do të rrezikoni të ngatërroheni keq me rërën e me shumë mundësi do të përfundoni zbathur. Fustane të gjata, të lehta në ngjyra pastel dhe printe lulesh do të ishte zgjidhje ideale për një dasmë të tillë. Aksesorët që duhet të keni patjetër janë; sandalet e sheshta, syze dielli, vathë e pse jo kapele.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF