KreuFashion

4 gabimet e bukurisë që na bëjnë të dukemi të pakuruara!

4 gabimet e bukurisë që na bëjnë të dukemi të

Dihet tashmë se përkujdesja për aparencën ka të bëjë më shumë me një pamje të freskët të fytyrës, një pamje më të rafinuar dhe një stil delikat sesa flokë të çrregullt, një lëkurë shumë të nxirë nga dielli artificialisht dhe thonj akrilik. Julie Lamberg-Burnet, ekspertja e etiketës dhe themeluesja e Shkollës së Protokollit të Sidneit, na zbulon një listë të trendeve të bukurisë të cilat na bëjnë të dukemi të pasura dhe të sofistikuara.

Manikyr dhe pedikyr

Femrat e pasura nuk i lyejnë thonjtë e tyre më ngjyra të ndezura, por me ngjyra neutrale që të duken sa më të rregullt. Thonjtë të dekoruar duhet të shmangen me çdo kusht pasi duken shumë pa shije.

4 gabimet e bukurisë që na bëjnë të dukemi të

Makijazhi

Makijazhi më pranë natyrales është shkëlqimi për çdo femër. Mendoni për shembull Meghan Markle dhe Margot Robbie si frymëzim. Pavarësisht sesa makijazh keni vendosur, bashkimi i fondatinës, korrektorit dhe bronzerit është thelbësore për të patur një pamje sa më shik. Ekspertja thotë se nuk duhet të përdorim të njëjtat produkte për vite me rradhë pasi tipi i lëkurës ndryshon me kalimin e kohës.

Qerpikët e gjatë që të japin një pamje dramatike dhe arrijnë deri te vetullat, buzët e lyera sipër formës së tyre natyrale janë trende të tjera që na bëjnë të dukemi të pasofistikuara dhe pa shije.

 

Boja e flokëve, stilimi dhe aksesorët

Flokët voluminozë, por me pamje natyrale janë të preferuara nga femrat e pasura, të cilët nuk largohen asnjëherë nga shtëpia pa u dhënë flokëve një shkëlqim natyral. Flokët e çrregullt, majat dyshe dhe rrënjë të dukshme që u ka dalë boja janë shumë larg arritjes së pamjes së sofistikuar dhe klas. Ekspertja e etiketës Anna Musson thotë se rrënja e flokut duhet të jetë prioritet dhe i këshillon femrat që të lyejnë flokët në nuanca sa më të lehta. Për më tepër rekomandon që ngjyra e vetullave të jetë e njëjtë më të flokëve pasi një ngjyrë floku platin nuk shkon me vetulla të zeza. Mos mbani të njëjtin model flokësh për vite me radhë pasi duhet që herë pas here të shfaqni një pamje më rinore dhe të freskët” thotë Julie Lamberg-Burnet.

Kujdesi intim

Kur vjen puna te prezantimi, pastrimi është gjithçka, tha Zonja Lamberg-Burnet. Sipas ekspertes mospastrimi i qimeve të fytyrës ose trupit është tregues e mirëmbajtjes së dobët të higjienës personale, ndërsa nxirja artificiale jep gjithashtu një përshtypje jo të mirë

Zonja Lamberg-Burnet këshilloi gjithashtu të jeni kundër botoksit dhe zmadhimit të buzëve dhe gjoksit, duke rekomanduar një investim të rregullt në mirëmbajtjen e dhëmbëve për të patur një buzëqeshje perfekte.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF