Ide dekorimi, perfekte për stinën e vjeshtës! 0

Vjeshta është koha perfekte për të eksperimentuar me ngjyra të mbrekullueshme nga e kuqja te jeshilja. Gjeni frymëzim te këto ide dekori për stinën e vjeshtës.

Dhomat e Gjelbërta



Ngjyra e gjelbër është ngjyra ideale për stinën e vjeshtës. Për një pamje më dramatike mund të lyeni raftet e librave në nuancën tuaj të preferuar të ngjyrës së gjelbërt ose nëse jeni më guxues kur bëhet fjalë për zgjedhjet tuaja të dekorimit të shtëpisë, muret ngjyrë të gjelbërt mund të jenë perfektë për ju. Nëse jo mobilje në këtë ngjyrë ose edhe perde do të bënin një goxha ndryshim duke I dhënë dhomës tuaj një dimension tjetër.

Dhomat Kafe

Vjeshta është koha për të kaluar ditët duke u lidhur me natyrën  ndërsa dimri afrohet ngadalë dhe më pas e kalon kohën brenda shtëpisë. Nëse nuk dëshiron që të bësh një ndryshim rrënjësor në stinën e vjeshëts atëherë thjesht shtoni disa tone të ngjyrës së tokës që variojnë në nuance të ndryshme dhe shtoni mobilje të ndërtuara nga material natyrale.

Dhomat e Verdha

Përfshirja e nuancave të këndshme të vjeshtës në dekorin e shtëpisë tuaj nuk k apse të jetë vetëm në ngjyrën e mureve apo ndryshimin e mobiljeve. Në një shtëpi në plazh për shembull ngjyra e verdhë është një ngjyrë e cila bie shumë në sy duke krijuar një pamje të parezistueshme dhe të freskët gjatë gjithë vitit.

Dhomat Blu

Bluja Kobalt ofron një pamje fantastike për hapsirën tuaj. Këtë ngjyrë mund ta përdorni nëpër të gjithë hapsirën e dhomës, nga tapeti, karriget e deri te ambazhurët. Përveç kësaj mund të bëni një bashkoni ngjyrën e bardhë me blu të cilat e transformojnë komplet dekorin tuaj.

Dhomat portokalli

Ngjyra portokalli e përdorur në dekor jep një pamje energjike,  të ngrohtë dhe të sofistikuar.

Dhoma e Kuqe

Duke integruar ngjyrën e kuqe në dekorin e dhomës tuaj i jepi asaj pamjen e mrekullueshme të saj. Ngjyra e kuqe është efektive në dekor po aq sa edhe një mur i tërë i lyer në ngjyrë të kuqe

Burimi/ELLE decor

Previous ArticleNext Article