Mban fjalim në nder të Aretha Franklin, vërshim komentesh negative kundër Madonnas

Gjatë ceremonisë të 2018 MTV Video Music Awards Madonna mbajti një fjalim disa minutësh në nder të së ndjerës Aretha Franklin. Fjalimi i Madonnës irritoi shumë fansat, të cilët e kanë akuzuar që gjatë gjithë kohës në dispozicion ajo s’ ka bërë gjë tjetër përveç se ka folur për veten e saj!

Madonna u ndal gjatë për të folur për çfarë kishte ndodhur në jetën e saj përpara se ajo të bëhej e famshme dhe sesi gjërat kishin ndryshuar dhe askund gjatë fjalës nuk u dëgjua të flitej rreth të ndjerës dhe atributit të saj në muzikë.

Kjo situatë nuk i ka bërë fansat e mbretëreshësh së Soul të lumtur.
Ky fjalim ka bërë shumë prej ndjekësve që ta cilësojnë Madonnën si egoiste dhe të papërgjegjshme. Tëitteri gëloi nga komentet negative ku disa ishin të acaruar për fjalimin e saj totalisht të fokusuar tek vetja nga ajo ndërkohë që të tjerë ishin akoma më të ashpër dhe nuk e kuptonin përse kishte vdekur Aretha dhe jo Madonna!

Previous ArticleNext Article