Pas Ronelës, Kozeta i “përvishet“ Aulonës: “Vishu se le nam“!

Pa u davaritur mirë sherri publik me Ronela Hajatin, Kozeta Kurti bëhet sërish objekt diskutimesh në faqet rozë. Këtë herë “perplasja“ e gazetares është më moderatoren Aulona Musta.

Në rrjetet sociale, Aulona ka postuar një video ku shfaqet me bikini dhe nje fustan të hollë plazhi, shoqëruar me komentin: “ S`po mbaron kjo vera se mbetëm me rrobabanje!“.

Ndjekësit lavdërojnë format trupore të moderators, që duket se kujdeset goxha për veten. Por Kozeta ndërkohë i lë këtë mesazh : “Po ik o vishu se le nam! Bëhu prind i përgjegjshëm”. Po të mos ishte për ato ikonat e qeshura, do të mendonim se bëhet fjalë për ndonjë sherr tjetër, por nuk është rasti, sepse gazetarja duket qartë që e kishte me shaka “shpotinë“ e saj.

Previous ArticleNext Article