Reagimi i Kylie-t me performancën e të dashurit në MTV po shkrin së qeshuri internetin!

Po ta ndiqni në mediat sociale, do të vini re se Kylie Jenner është një fanse e madhe e muzikës së partnerit të saj, Travis Scott. Ajo vendos këngët e tij në videot e saj, bën vazhdimisht postime për albumin Astroworld e po i promovon dhe turneun e ri ( nga kjo i ka ikur truri Nicky Minaj-it!).

Por reagimi i saj në mbrëmjen e MTV Awards kur Travis u ngjit në skenë të përformonte, ishte krejt e kundërta e asaj cfarë pritej nga trashëgimtarja e klanit Kardashian-Jenner. Twitteri u hutua krejtësisht kur kamera vendosi në fokus Kylien. Pavarësisht performancës super energjike ta Travisit, 21 vjecarja vetëm sa u lëkund pak në karrigen e saj dhe kaq.

Kjo mjaftoi që interneti të shpërthente në shaka e batuta, aq më tepër kur pasanikja e re dukej që as nuk i dinte mirë fjalët e këngës së të dashurit!

Previous ArticleNext Article