Tolga i Almedës, dhëndër shembullor, surprizon shqiptarët!

Tolgahan Sayisman është një ndër aktorët më të dashur turk te publiku shqiptar, por jo vetëm për rolet e tij, por edhe se ka zgjedhur për grua një vajzë shqiptare, bukuroshen Almeda Abazin.



Aktori që njihet si “Çënari” në saj të rolit në serialit “Lale Devri” ka nisur të mësohet me faktin se është dhëndër shqiptar, madje me shumë dëshirë ka vizituar kohët e fundit edhe vendin tonë. Mesa duket, kjo ka forcuar lidhjen e tij me vendlindjen e bashkëshortes, sa edhe festat e ndryshme, fetare apo nacionale qofshin, t’i urojë edhe në gjuhën shqipe.

Pikërisht sot, për festën e Kurban Bajramit, përveçse në gjuhën turke, Tolga ka uruar besimtarët myslimanë edhe në gjuhën shqipe.

“Gëzuar Bajramin”, ka shkruar Tolga, në potimin e tij për të uruar festën.

Previous ArticleNext Article