KreuCelebrity

10 unazat më të shtrenjta në botë të propozimit për martesë!

Të martuar ose jo, unazat e propozimit kanë gjithmonë një vëmendje të madhe dhe kanë një impakt të madh tek shumë njerëz. Po rendisim disa nga unazat më të shtrenjta që personazhet e ekranit kanë marrë në propozimet  e tyre për martesë.

Krijuesi i Snapchat Evan Spiegel  i propozoi supermodeles Miranda Kerr me një unazë 2.5 karat dhe që mbante vlerën e 55 mijë dollarëve të cilën natyrisht, ajo e publikoi menjëherë në rrjetet sociale.

Tom Brady zgjodhi një unazë 5 karat për supermodelen Gisele Bundchen e cila kushton 145 mijë dollarë.

Princi William i propozi Kate Middelton  me të njëjtën unazë që babai i tij i kishte dhënë  Princeshë Dianës.  Unaza  12 karatë prej safari në vitin 1981 kishte një vlerë prej 47 mijë dollar ndërsa sot arrin vlerën e 500 mijë dollarëve.

Brad Pitt harxhoi 500 mijë dollarë për unazën e propozimit të dytë për martesë dhe ky ishte një gur i çmuar 16 karat për Angelina Jolie.

Future i propozoi të dashurë së tij Ciara në ditëlindjen e saj dhe ndërkohë që bëri pyetjen e shumëpritur mbante në dorë unazën me gurë smerald 15 karat e cila kushton 1.5 milionë dollar.

Ryan Raynold mund ti kishte propozuar bashkëshortes së tij Blake Lyvely me një unazë plastike dhe të gjithë do ishin shumë të apasiouar pas tyre. Por, ai vendosi që ta bëntë këtë duke I ofruar unazën me gurin diamante 12 karat dhe që kushton 2.5 milionë dollarë.

Vetëm 4 muaj pasi Latsis i propozoi Paris Hilton me një unazë 25 karat cifti e nderpreu lidhjen duke vazhduar secili jetën e tyre. Kjo unazë kushtoi 4.7 milionë lekë dhe Hilton mbeti pronarja zyrtare e saj.

Jay Z propozoi Beyoncen për martesë duke mbajtur në dorë unazën prej smeraldi, 18 karat e cila arrin vlerën e 5 milionë dollarëve.

Kanye West i propozoi Kim Kardashian në mënyrën më romatike por ajo që e bër edhe më të vecantë atë ditë ishte unaza 15 karat me një vlerë monetare prej 8 milionë dollarësh.

Mariah Carey zotëron një pasuri shumë të madhe dhe jo shumë njerëz u habitën kur morën vesh se do të ishte pronarja e gurit më të shtrenjtë. James Parker bëri propozimin në vitin 2016 me një unazë diamanti 35 karat me një vlerë prej 10 milionë dollarësh. Fatkeqësisht çifti nuk arriti që të shkonte në altar por burimet thonë se ajo Mariah e mbajti unazën.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF