KreuStil Jetese

Puna e ëndrrave po ju troket në derë!

Kush është ai që thotë se nuk lejohet të pish ndërsa je në punë? Epo falë një promocioni të ri tashmë ti mund të pish ndërsa je në punë. Një fitues fatlum dhe një mik që ata vet do të zgjedhin do të kenë mundësinë që të udhëtojnë nëpër botë dhe të pinë xhin gjithashtu në të njëjtën kohë oh edhe do të paguhen. Mr. Fogg një zinxhir baresh dhe Bombay Sapphire në Londër po kërkojnë një kandidat I cili pëlqen mediat sociale dhe të ketë njohuri shumë të mira të të dyja brandeve por jo vetëm, duhet të ketë edhe aftësi fotografike pasi fituesi do të dokumentojë të gjithë eksperiencën në mediat sociale dhe në një blog. Sigurisht që ata duhet edhe të shijojnë xhinin.

Sipas Thrillist, kjo garë është frymëzuar nga romani i Zhyl Vernit ‘Rreth botës për 80 ditë’ kështu që fituesi do të udhëtojë në të njëjtën rrugë si protagonist i romanit Filea. Vendndodhjet nuk janë publikuar ende por një deklaratë për shtyp tha se fituesi mund të eksplorojë kudo nga Mumbai në Hong Kong, tokio në San Francisko dhe nga Neë Yorku në Lisbonë. Shpenzimet janë të gjitha të paguara dhe përveç eksplorimit të vendeve të reja një person tha për Thrillist se Bombay Sapphire ka organizuar për fituesin që të kenë një eksperiencë të paharrueshme me një vlerë prej 10.000 dollarësh që përfshin daljet natën nëpër baret më të mira të botës.

Gjithsesi fituesi jo vetëm që do të shijojë kokteje por edhe do të përgatisë vetë. Detyra e tyre do të jetë mbledhja e një sërë erëzash dhe barishtesh gjatë udhëtimeve për të ndihmuar kështu në krijimin e një edicioni të limituar kokteji ‘Rreth e përqark botës’ që do të shërbehet në barin I cili do të hapet së shpejti Mr.Fogg.

Që të keni një shac për të fituar plotësoni këtë formular  https://www.mr-foggs.com/around-the-world/ të vlefshëm deri në 27 gusht dhe mbani axhendën e lirë nga gushti deri në nëntor, por gjeni edhe një mik me të cilin të ndani këtë eksperiencë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF