“Zbulohet“ emisioni që do të drejtojë Jonida Shehu në Top Channel!

Pas ikjes së bujshme nga pasdite në Top Channel, menduam se nuk do ta shihnim më moderatoren bukuroshe në ekranin e këtij televizioni. Por gjërat nuk ishin tamam ashtu; para pak kohësh, mësuam se Jonida Shehu do të rikthehej sërish aty, vetëm se jo më tek “ Pasditja“.

Po ku do ta shohim atëherë? Ky detaj fillimisht u mbajt i fshehtë, por tani po përflitet gjerësisht se Jonida rivjen sërish me “ Natën vonë“, emisioni tek i cili ishte moderatore por edhe autore gjatë kohës kur punonte në “Ora News“.

Raportet ne media tregojnë se programi, të cilin vetë moderatorja e ka përshkruar dikur si njërin prej më të preferuarve të saj, do të vijë për teleshikuesin cdo të hënë të sezonit të ri. Natën vonë, Jonida e pat lënë përpara disa vitesh për të nisur një karrierë të re në administratë, më saktësisht në ministrinë e brendëshme. Shkëputja nga ekrani nuk zgjati sidoqoftë shumë sepse e tregoi që nuk i qëndronte dot larg.

 

Previous ArticleNext Article