Angelina Jolie me te zeza gjatë gjithë divorcit- shenjë se është e mërzitur ?

Fakti që ngjyrat e errëta janë të preferuarat e aktores së famshme hollivudiane, nuk është një sekret. Por gjatë gjithë procesit të divorcit ajo është parë vetëm me të zeza kokë e këmbë.

 

 

Thuajse dy vjet pas krisjes se madhe, cifti që dukej i pandashëm, aq sa mori dhe nofkën Brangelina, po grindet për paratë dhe fëmijët. Ata janë aktualisht në negocjata të cilat po mbahen larg syve të publikut. Së bashku,  për herë të fundit u panë korrikun e 2016-tës dhe shtatorin e atij viti, Angelina depozitoi kërkesën për divorc duke cituar papajtueshmëritë e pakthyeshme mes te dyve.

Aktorja kërkoi kujdestarinë fizike të 6 fëmijëve, por pavarësisht pretendimeve të saj per abuzime verbale dhe fizike të Bradit ndaj njërit prej te miturve, hetimet nuk e konfirmuan këtë variant dhe 54 vjecarit iu lejua t`i vizitonte fëmijët.

Previous ArticleNext Article