KreuCelebrity

Ariana Grande zbulon ditën e dasmës!

U fejuan brenda një muaj dhe e gjithë vëmendja është te aktori Pete Davidson dhe këngëtarja Ariana Grande, se kur do ta organizojnë dasmën.

Në një intervistë për “Good Morning America”, këngëtarja e hitit “No Tears Left To Cry” rrëfeu mes emocionesh se do t’i drejtohet altarit brenda vitit 2019.

“Dasma do të jetë brenda vitit tjetër”- tregoi këngëtarja. Ndërkohë mësohet se përgatitjet për dasmën kanë nisur, pasi familjarët dhe miqtë e saj po japin ide mbi organizimin e dasmës.

“Miqtë e mi, unë dhe mami po mendojmë shumë dhe po seleksionojmë idetë për dasmën. Është një ndjenjë shumë e bukur, hera e parë që punoj mbi diçka timen personale, që më mbush zemrën me dashuri dhe lumturi. Do qaj, jam shumë e emocionuar”, – u shpreh këngëtarja Ariana Grande.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF