KreuCelebrity

Ben Affleck shfaqet i shkatërruar nga problemet me alkoolin!

Akori i njohur i Hollivudit Ben Affleck është fotografuar duke iu drejtuar qëndrës  rehabilituese pasi ish gruaja e tij, aktorja e njohur, Jennifer Garner, këmbënguli që ai të shkonte. Akrori pranoi të trajtohej pasi Jennifer iu lut që të merrte ndihmë.

Ndërkohë aktori një dite më parë kishte deklaruar se po përfundonte trajtimin për lënien e alkoolit, për t’u bërë një baba më i mirë .

Në fakt, problemi e aktorit 46-vjeçar me alkoolin ka  filluar që  fëmijë, duke parë babain e tij, Timoteun, i cili edhe ky i fundit luftoi me alkoolin.

Në korrik të vitit 2001, pas një nate në party me dy miqtë e tij aktoren Gwyneth Paltrow dhe këngëtaren Jennifer Lopez, Affleck përfundoi një program rehabilitimi 30-ditor për abuzimin me alkoolin.

Në vitin 2004, Affleck u martua me yllin e kompanisë “Daredevil” Jennifer Garner, e cila e ndihmoi shumë aktorin të qetësohej dhe ta lërë pijen.

Miqtë e çiftit vërenin një ndryshim tek aktori, duke vënë në dukje se Affleck sillej  ndryshe me të nga gratë e kaluara që ai kishte patur.

Me ndikimin pozitiv të Garner aktori arriti ta lërë pijen deri në ndarjen e palëve në qershor 2015.

“Unë dua të jetoj jetën deri në fundi të saj dhe të jem babai më i mirë që mund të jem. Dua që fëmijët e mi të dinë se nuk ka turp për të marrë ndihmë kur të keni nevojë , dhe të jeni burim i forcës për këdo që ka nevojë për ndihmë, por që ka frikë të ndërmarrë hapin e parë ” tha ai në një postim në mediat sociale.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF