KreuArt

Brenda bibliotekave më të bukura në botë!

Kur vjen fjala te arkitektura , ajo e një biblioteke sigurisht që nuk është e para që të vjen ndërmend. Sidoqoftë falë librit të ri të Massimo Listrit ‘The world’s most beautiful libraries’ kjo do të ndryshojë. Hidhini një sy bibliotekave më të vjetra në botë.

STIFTSBIBLIOTHEK KREMSMÜNSTER, KREMSMÜNSTER, AUSTRI

Kremsmunster është manastiri më i madh dhe më i vjetër që ndodhet në Austri. Biblioteka e tij e cila ka rreth 170.000 libra është dizenjuar në stilin barok në 1670-ën nga Carlo Antonio Carlone. Hapsira e saj përfshin tavane të lartë e të pikturuar dhe një kullë vëzhguese.

BIBLIOTECA STATALE ORATORIANA DEI GIROLAMINI, NAPOLI, ITALI

Kjo bibliotekë unike daton që në 1586-ën dhe konsiderohet si biblioteka më e vjetër në Napoli. Ajo përmban një koleksion të pasur dorëshkrimesh dhe partitura shumë të vjetra muzikore. E bashkangjitur me kishën, ndërtesa është pjesë e një kompleksi të ndodhur në qendër të qytetit.

BIBLIOTECA APOSTOLICA VATICANA, ROME, ITALI

Biblioteka e Vatikanit daton qysh në vitet 1521-1590 dhe përmban rreth 20.000 volume. Ajo ndodhet në qendër të Vatikanit dhe përdorej në periudhën e rilindjes nga papat për festime të ndryshme.

BIBLIOTECA JOANINA, COIMBRIA, PORTUGALI

Kjo bibliotekë është ndërtuar në homazh të John-it V udhëheqësin e shtëpisë së Braganzas. Ajo daton në vitin 1537 periudhë kur John III vendosi pallatin mbretëror në Coimbra, shtëpia e të gjithë mbretërve pasardhës. Mbreti ndërtoi hapsira për leksione dhe klasa gjithashtu një dhomë studimi.

BIBLIOTECA DO CONVENTO DE MAFRA, MAFRA, PORTUGALI

E njohur si një nga bibliotekat me stilin më domethënës Rococo në të gjithë botën, Pallati Mafra ngjan me një monument të krijuar nga arkitekti Manuel Caetano de Souza. Kjo bibliotekë daton në 1771 dhe aktualisht shërben si një muzeum.

TRINITY COLLEGE LIBRARY, DUBLIN, IRELANDË

Biblioteka universitare Trinity e njohur ndryshe edhe si ‘biblioteka e vjetër’ është biblioteka më e madhe në vend. Kjo bibliotekë daton që në shekullin e 18-të e disenjuar nga inxhinieri Thomas Burgh.

BIBLIOTHÈQUE SAINTE-GENEVIÈVE, PARIS, FRANCË

Kjo bibliotekë që dikur ka shërbyer si manastir, është homazh I shenjtores së Parisit, Genevieve, e cila prehet aty afër qysh prej 512-ës, në manastirin e themeluar në shekullin VI. Në fillim të shekullit të 18-të kjo bibliotekë u hap për publikun e gjerë duke u bërë të mundur turistëve të mund të shohin dhe lexojnë 60.000 punët e printuara dhe 2.000 dorëshkrime që kjo bibliotekë zotëron.

TIFTSBIBLIOTHEK SANKT GALLEN, ST. GALLEN, ZVICËR

Kjo bibliotekë është themeluar në 612-ën dhe filimisht ka shërbyer si manastir. Sot e njohur si ‘faltore e shpirtit’ dhe përmban 170.000 materiale. Peter Thumb e ka ndërtuar strukturën e cila qëndron edhe në ditët e sotme rreth 1758-1767-ës. Edhe pse arkitektura e brendshme ka elemente kontemporanë, përsëri reflekton traditën e periudhës baroke.

STIFTSBIBLIOTHEK ADMONT, ADMONT, AUSTRI

Kjo bibliotekë është pasqyrim i Bibliotekës imperiale të Austrisë. Tavanet e kësaj biblioteke përmbajnë shkrime të ndryshme të shkëputura nga Bibla po ashtu edhe shkrime nga ‘Church Fathers’.

STRAHOVSKÁ KNIHOVNA, PRAGUE, CZECH REPUBLIC

Në fund të shekullit të 18-të, Biblioteka Strahoviensis u konsiderua si biblioteka monastike më domethënëse në Bohemi.korridori I saj përmban influencë të stilit barok dhe përmban rreth 18.000 vepra letrare.

REAL GABINETE PORTUGUÊS DE LEITURA, RIO DE JANEIRO, BRAZIL

Kjo bibliotekë gjendet në një rrugë e cila mban emrin e poetit portugez Luis de Camoes. Arkitektura e kësaj biblioteke është reflektim I asaj portugeze.

RIJKSMUSEUM, RESEARCH LIBRARY, AMSTERDAM, HOLLANDË

E themeluar që në vitin 1885, kjo bibliotekë kërkimore përmban një sërë materialesh shumë të vlefshme dhe të rralla dhe njihet si një nga bibliotekat e artit më të mëdha në të gjithë botën.

KLOSTERBIBLIOTHEK OTTOBEUREN, OTTOBEUREN, GJERMANI

Kjo bibliotekë e cila mban rreth 15.000 vepra letrare me stil barok është themeluar në vitin 764.

KLOSTERBIBLIOTHEK WIBLINGEN, ULM, GJERMANI

E njohur si një nga bibliotekat me stilin më domethënës Rococo në jug-perëndim të Gjermanisë është ndërtuar rreth viteve 1737-1744.

Burimi/Elle decor

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF