Flokët që ju pëlqejnë tek yjet? Me shumë gjasë, janë paruke! 0 677

Flokët janë ndoshta të parët në listën e atyre që u pëlqen të eksperimentojnë kur vjen fjala tek pamja,  dhe yjet po e kthejnë këtë në një biznes akoma edhe më të fuqishëm se më parë. Dikush si Kylie Jenner apo Cardi B. e ndryshon aq shpesh modelin, gjatësinë dhe ngjyrën e flokëve sa të trullos.



Madje për një cast edhe të del nga mendja sesi dukej javën e kaluar, dhe harron kështu se ishte me flokë deri tek supi. Pra kur u zgjatën një pëllëmbë? Nuk u zgjatën, sepse nuk kanë sesi. Ajo që jeni duke parë është në fakt, një paruke.

Sigurisht, bëhet fjalë për produkte të një cilësie mjaft të lartë, të lehta e të ajrosura, dhe të punuara aq mirë sa krijojnë iluzionin e flokut natyral. Shumica e parukeve nëpër dyqane janë të rënda e japin ndjesi kruarje, por këto të përdorura nga yjeve janë goxha te lehta (patjeter për aq sa mund të jetë e tillë një paruke) dhe përbëhen 100% nga flokë natyralë. Secila prej tyre ka fije me të vogla në vijën rrethuese për ta bërë të duket sa më e natyrshme, dhe mund ta përdorësh si të duash, përfshirë edhe me flokët bisht të ngritur lart.  

Previous ArticleNext Article