Ja kush u pagua më shumë këtë vit në Hollivud!

Prestigjozja “Forbes” ka shkruar për pasurinë e yjeve tw Hollivudit, madje duke i renditur sipas fitimeve ata që e kryesojnë listën si aktorët më të paguar gjatë viteve të fundit.

Dwayne “The Rock” Johnson pothuajse ka dyfishuar fitimet e tij të 2017 duke arritur 119 mln dollarë në 12 muajt e fundit, sipas “Forbes”.

Vendin e parë e mban George Clooney me një pasuri prej 239 milionë dollarë. Scarlett Johannson u shpall si aktorja më e paguar javën e kaluar, duke fituar 40.5 milion dollarë.

Kjo do ta vendosë yllin e Black Widow në vendin e shtatë në renditjen së bashku me aktorët meshkuj.

Ndërsa Emma Stone, e cilësuar vitin e kaluar nga ‘Forbes’ si aktorja më e paguar, këtë vit nuk ka arritur që të futet as në top 10.

Aktorët Robert Downey Jr, Chris Hemsworth, Jackie Chan dhe Will Smith janë të gjithë në nivelin më të lartë, duke fituar më shumë se Johannson.

Vendin e shtatë si aktori e shtatë më i paguar është Akshay Kumar që ka pothuajse të njëjtat të ardhura si Johannson.

Plotësimi i top 10 përbëhet nga Adam Sandler, aktori amerikan Chris Evans dhe Salman Khan.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article