KreuStil Jetese

Merr fund sherri mes Çiljetës dhe Fifit!

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga veçohet për raportet e saj pozitive me artistët, por kohët e fundit ajo u lakua për qejfmbetjet me Fifin, me të cilën kishin ndarë edhe banesën kur kjo e fundit nisi të jetonte në Tiranë.

Por nuk vonoi shumë dhe raportet me tyre u prishën, aq sa ata nuk flisnin me njëra-tjetrën. Arsyeja siç treguan vetë vajzat ishin pikët e famshme gjatë votimit te “Kënga Magjike 2017”.

Por sot Çilejta tregoi publikisht, nëpërmjet rrjetit social, se hatërmbetjet janë shuar. Ata janë mikesha si më parë, përsa kohë që Çiljeta është kujdesur që të lancojë në instastory këngën e re të Fifi “Habibi”

Epo miqësia mes kolegësh është paksa e vështirë, për vetë konkurencën e paevitueshme, por ja Çili tregoi se duhet të mbizotërojë pozitiviteti.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF