KreuCelebrity

Vëllai i Meghan Markle tregon fajtorin e përçarjes e të familjes së tyre

Familja e Meghan Markle vijojnë të pushtojnë faqet e mediave britanike, në lidhje me debatet mes tyre që pas martesës së Meghan.

Në një intervistë vëllai i dukeshës së Sussex, Thomas Markle Jr tha se grindja e tyre e vazhdueshme nuk duket se po largohet.

 

“Asnjë marrëdhënie baba-vajzë nuk duhet të jetë kështu. Duke e ditur sesa e fortë ka qenë marrëdhënia e tyre dhe sesi është bërë tani”, – tha ai. “Ajo nuk është Meghan që unë kujtoj. Meg që unë mbaj mend ishte shumë e dashur dhe kujdesej për të gjithë, kjo ishte e rëndësishme për të.”

 

Thomas Markle Jr u shfaq i vendosur duke drejtuar gishtin te Princ Harryn, si fajtor për gjithçka që po ndodh me familjen e tyre.

“Që nga Hollywood dhe të qenit njeri i famshëm e ka ndryshuar shumë Meghan. Ndoshta mendon se është mbi të gjithë, ndoshta edhe më shumë. Por nëse nuk do ishte me Princ Harry tani, nuk do të bënte këto gjëra që po bën, thjeshtë do të shkonte te babai ta takonte dhe të sigurohej që ai është mirë.”

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF