Bieta Sulo, programi i ri është një ftesë “ për 5“!

Ishte thënë se Bieta Sulo do të merrte drejtimin e emisionit të pasdites në Top Channel ( stafeta e të cilit ka ndërruar shumë duar). E tani, partnerja e Alban Dudushit, njëkohësisht kryeredaktore e emisionit te tij, Top Show, e sqaroi një herë e mirë se cfarë i është besuar të bëjë. Përmes një videoje të postuar në Instagram, moderatorja tregoi spotin e programit që do të nisë së shpejti i cili mban emrin “ Ftesë për 5“.

Cështja është se Bieta sqaroi programin, por jo nëse ai do të të jetë zëvendësuesi i pasdites apo dicka krejtesisht e re. Në qoftë ajo e para, jemi kuriozë për formatin, pasi emisioni i deritanishem ka ndërruar moderatoret, por jo konceptin. Mbase me Bietën vjen një ndryshim edhe më i madh. Këtë do të presim e ta shohim. Për cdo rast nuk do të presim shumë, se ja shtatori zëreni se mbërriti!

 

Previous ArticleNext Article