Nëna e dy vajzave që luftoi depresionin me joga!

Carlee Benear është nënë e dy fëmijëve dhe sigurisht lodhja e saj është e paevitueshme. Por 31-vjeçarja nga Teksasi me anë të disa fotoja të publikuara nga vetë ajo, ka treguar se bën dy gjëra njëkohësisht: edhe bën joga, edhe ushqen vajzën e saj të vogël me gji.

Benear ka treguar se pas shtatzanisë të parë ajo kaloi një periudhë shumë të vështirë depresioni, të cilën e kuroi vetëm nëpërmjet jogës. Kjo është arsyeja që mamaja e dy vajzave nuk hoqi dorë më nga ky lloj sporti, as gjatë shtatzanisë të dytë dhe në vijim. Ajo ka treguar se për bërë joga shfrytëzon çdo moment, madje edhe kur ushqen me gji vajzën e vogël.

Previous ArticleNext Article