KreuCelebrity

Shtëpia e parë e mbretëreshës Elizabeth II në madhësinë e kukullave!

Imazhe të pabesueshme tregojnë një princeshë të re tashmë mbretëreshë duke luajtur jashtë shtëpisë së saj Wendy bashkë me të motrën Margaret në 1930-ën. Shtëpia e quajtur ‘Shtëpia e Vogël’ u ndërtua si dhuratë për mbretëreshën e ardhshme për ditëlindjen e saj të gjashtë.

Gjatë asaj kohe çelësat i mbante nëna e saj, Dukesha e York-ut, ndërsa fotot tregojnë mbretëreshën Elizabeth bashkë me të motrën duke luajtur jashtë shtëpisë. Shtëpia e disenjuar nga Edmund Ëillmott- është e vendosur në pallatin Ëindsor ku qëndron edhe sot e kësaj dite. Kjo shtëpi në përmasa kukullash ishte symbol I dashurisë së Uellsianëve për princeshën e cila në atë kohë nuk mendohej se do të bëhej mbretëreshë. Që prej asaj kohe ka shërbyer si një shtëpi lojrash për fëmijët e familjes mbretërore.

Duke i hedhur një sy fëmijërisë së monarkes 92- vjeçare shohim një vajzë të vogël të veshur me rroba Viktoriane dhe flokë bjondë me onde, duke qëndruar në derën e shtëpisë së saj. Me zilen e saj dhe madje me një tapet të vogël para derës bashkë me një tabelë që lexon ‘’Y Bwthyn Bach’ që në gjuhën Uellsiane do të thotë ‘shtëpia e vogël’. Këto foto u zbuluan kohët e fundit rastësisht nëpër arkiva dhe mendohet se nuk janë publikuar kurrë deri sot.

 

Burimi/Dailymail

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF