KreuCelebrity

5 brunet e përbetuara të showbiz-it shqiptar!

Është e vërtetë që kur je personazh publik presioni për t’u dukur gjithmonë në formë dhe mirë para publikut është i madh. E duket se ky fakt ‘i detyron’ të njohurit e ekranit shqiptar që shpesh të bëjnë ekperimente të shumta me pamjen e tyre të jashtme, herë për të ndryshuar apo freskuar imazhin e herë për të gjetur atë që i rri më mirë. E pavarësisht faktit që gjithkush do të dëshironte të dukej mirë (VIP-a ose jo), mesa duket ka nga ato personazhe të njohura të showbiz-it shqiptar që kanë vendosur të mos bëjnë asnjë ‘lëshim’ madje as për hir të famës, të paktën me flokët. Moda mund të vijë e mund të shkojë, tendencat le të jenë si të duan, pasi ato e kanë vendosur; do të jenë gjithmonë brune. Që nga Vera Grabocka e deri tek Klea Huta nuk ka rëndësi se sa vite kanë në ekran, pasi për disa prej vajzave dhe grave VIP shqiptare duket se me flokun nuk do të bëjnë asnjë eksperiment, dhe për këtë arsye ne i kemi quajtur brunet e përbetuara të showbiz-it shqiptar. E në fakt edhe ne do ta kishim të vështirë t’i përfytyronim bjonde.

Vera Grabocka: Edhe pse më së shumti ajo qëndron pas ekranit, në pjesën më të padukshme të programeve, kureshtja për të parë se si duket ‘motori’ dhe ‘timoni’ i produksioneve më të mëdha televizive në vend është përherë i madh. Regjisorja e famshme që në krye të herës kur zhvillonte spektaklet e para në vitet ’90 ka qenë brune, ngjyrë që i ka qëndruar besnike ende sot. Flokë të zinj, të drejtë, herë më baluke e herë jo, ka qenë, është e me siguri do të mbetet imazhi i Vera Grabockës. Do ta imagjinonit Verën bjonde?!

Eli Fara: Dy gjëra me gjasë nuk do t’i shohim kurrë tek Eli. Të ‘kërcejë e shfrenuar në skenë (të gjithë i kemi parasysh lëvizjet e saj elegante dhe të lehta teksa performon); dhe të bëjë flokët bjond. Këngëtarja që pëlqehet njësoj nga dy apo më shumë breza jo vetëm për muzikën që bën, po aq edhe për paraqitjen e saj të jashtme që për hir të së vërtetës duket se i ka shpallur kohës luftë. Që në fillimet e karrierës së saj rreth 30 vite më parë, e ende sot ajo është një brune e bukur, të cilën nuk e di a do ta imagjinomin dot bjonde. Është yll apo jo?

Amarda Toska: Portretit të saj të ëmbël me siguri do t’i shkonte çdo ngjyrë dhe nuk e dimë nëse ajo në të vërtetë ka provuar ndonjëherë të çelë ngjyrën e flokëve, por në publik Ami ka ardhur gjithmonë brune. Maksimumi ka ekperimentuar me ndonjë fije të kuqe, por vetëm kaq.  Ç’ti themi mamit të Joelit dhe Sias, përveçse duket tamam si Borëbardha në përrallën që u tregon vogëlushëve të saj!

Eranda Libohova: Në intervistën e dhënë për Bordo këngëtarja do të rrëfente se është shumë e kujdesshme kur vjen puna për paraqitjen e jashtme. E ndikuar më së shumti drejt modës së pastër italiane Eranda nuk i prek fare ‘ujërat’ në të cilat ajo nuk ndihet e sigurt, ndaj duke qenë se flokët e zinj asaj i shkojnë, mesa duket nuk ka preferuar të eksperimentojë por të qëndrojë përherë brune.

Klea Huta: “Flokët janë gjysma e bukurisë tek një femër”; është një shprehje, por Klea edhe pa flokët e zinj e të gjatë me siguri do të ishte po njësoj e bukur. Edhe Klea deri tani nuk ka eksperimentuar aspak me to, duke krijuar imazhin e ëmbël me flokë të zinj dhe shumë të shëndetshëm. Duke qenë se asaj i shkon aq shumë kjo ngjyrë a nuk do të ishte mirë t’i qëndronte edhe për ca kohë besnike kësaj ngjyre?!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF