KreuCelebrity

Ermal Fejzullahu ka një kritikë-këshillë për Dafina Zeqirin!

Ermal Fejzullahu dhe Dafina Zeqiri janë kolegë dhe miq shumë të mirë. Dhe pikërisht miqte janë ata që shpesh të bëjnë ndonjë kritikë apo këshillë dashamirëse. Duket se Fejzullahu ka diçka për t’i thënë mikes së tij Dafinës e cila aktualisht është zhvendosur në Amerikë për të zhvilluar karrierën e saj atje! I ftuar në programin Mirage, në rubrikën “Cilën zgjedh” mes Nora Istrefit dhe Dafina Zeqirit, këngëtari u shpreh se e kishte të vêshtirë ta bënte një zgjedhje të tillë pasi i ka të dyja mikesha shumë të mira. Ama Ermali pëfitoi nga rasti për t’i thënë dy fjalë Dafinës.

“Le të merret pak me vendin e vet, le t’u kthehet këngëve të mira, sepse ajo është këngëtare shumë e mirë shumë e madhe dhe mund të bëjë për këtë vend këngë shumë të mira. Mos të merret me Ameriken se boll ka Amerika. Kosova ka nevojë për të, për Dafinën”: u shpreh Fejzullahu

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF