KreuCelebrity

Rihanna sfidon Victoria Secret me linjën e të brendshmeve!

Këngëtarja me famë botërore Rihanna po rikthehet në Javën e Modës në New York. Këngëtarja ka bërë të ditur se do të sjellë linjën e saj të brendshme për femrat Savage x Fenty në Brooklyn më 12 shtator.

Ylli i popit do të tregojë koleksionin e saj në një format që përshkruhet si ‘përvojë inkurajuese’.

Koleksioni i vjeshtës që Rihanna do të reklamojë në javën më të madhe të modës do të jetë në dispozicion menjëherë pas sfilatës në SavageX.com dhe në një dyqan në NYC, më pas në një qendër tregtare në SHBA në shtator dhe në dy qytete të tjera në vjeshtë.

Mbretëresha e modës tregoi koleksionin e saj të parë të të brendshmeve të të gjitha masave në muajin maj. Gjithashtu Rihanna ka ngritur një biznes kozmetike Fenty, i cili në muajin e parë në janar kishte shitje pesë herë më shumë sesa Kylie Cosmetics, e Kylie Jenner.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF