KreuCelebrity

Zbulohet arsyeja e ndarjes së Liam dhe Cheryl!

Është zbuluar aryseja e ndarjes së Cheryl nga Liam Payne. mësohet se bukuroshja është ndarë nga bashkëshorti pasi ndjente se po e rriste e vetme vetëm djalin e tyre 17 muajsh, Bear.

Burimet thanë se ylli “Girls Aloud” u kujdes vetëm për djalin shumicën e vitit të parë të tij të lindjes.

Ndërsa këngëtari ishte në udhëtim të vazhdueshëm për të promovuar karrierën e tij në muzikë në muajt pas lindjes së djalit.

Pak pas lindjes së Bear në mars të vitit të kaluar, Liam promovoi një sërë hitesh që kryesuan tabelat e klasifikimeve, duke përfshirë Strip That Down, Get Loë dhe For You në bashkëpunim me Rita Orën.

Cheryl raportohet se do të tregojë detaje mbi marrëdhënien me Liam me anë të teksteve të këngëve që do të sjellë në të ardhmen.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF